Partite opozitare te Greqise i kanë
kerkuar qeverise t’i pergjigjet një raporti të Wall Street
Journal, sipas të cilit ambasadorja e SHBA-së në Greqi,
Kimberly Guilfoyle, dyshohet se ka deklaruar se
Shtetet e Bashkuara ishin perfshire në rrëzimin e
qeverisë së Rumanise dhe se mund të bënin të njejtën
gjë edhe në Greqi.
Sipas Wall Street Journal, Guiltoyle dyshohet se i ka
bërë këto komente gjate një darke ne mars, ku moren
pjesë zyrtare greke dhe amerikane. Duke iu referuar
renies së afërt të qeverisë së qendrës së djathtë të
Rumanisë, Guilfoyle dyshohet se i tha ministrit grek të
Energjise, Stavros Papastavrou, se Shtetet e
Bashkuara kishin qenë te perfshira ne rrëzimin e saj.
“Ne mund ta bëjmë ketë me çdo vend që duam. Ne
mund ta bëjmë ketë ketu”, dyshohet se ka thenë
Guilfoyle.
Sipas Kathimerinit, Papastavrou eshte pergjigjur se
SHBA-ja nuk mund ta zevendesonte geverine greke, e
cila ishte zgjedhur nga populli. Nga ana tjetër, avokati i
Guilfoyle ka kundërshtuar keto raportime.
Rajon-Botë “Mund të rrëzojmë çdo qeveri që duam”/ Deklarata e ambasadores amerikane shkakton...



