Ukraina mirëpret diskutimin e Perëndimit për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë

Një zyrtar i lartë ukrainas mirëpriti të martën bisedimet për dërgimin e trupave nga vendet evropiane në Ukrainë, por Kremlini tha se një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s do të bëhej i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të aleancës dërgonin trupa për të luftuar.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti të hënën mundësinë që vendet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë, por paralajmëroi se nuk kishte konsensus.

“Kjo tregon, së pari, një vetëdije absolute për rreziqet që i paraqet Evropës nga një Rusi militariste, agresive”, tha këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, në një koment me shkrim mbi deklaratën e Macron.

Rreth 20 liderë evropianë u mblodhën në Paris të hënën për t’i dërguar presidentit rus, Vladimir Putin, një mesazh të vendosmërisë evropiane për Ukrainën dhe për të kundërshtuar narrativën e Kremlinit se Rusia është e detyruar të fitojë një luftë tani në vitin e saj të tretë.

“Hapja e një diskutimi mbi mundësinë e mbështetjes së drejtpërdrejtë të Ukrainës nga forcat e armatosura duhet të shihet si një dëshirë për të vendosur thekset e duhura, për të theksuar më qartë rreziqet”, shtoi Podolyak.