Të shtëna në Tivar të Malit të Zi – raportohet se ka mbetur i vrarë një anëtar i një grupi kriminal

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar.

Kështu raportojnë mediat në Mal të Zi, si “Vijesti”, duke u thirrur nga informata jozyrtare.

Megjithatë, ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Siç raportohet më tej, policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.