Kapiteni, besnik i De Rossit: Do ta stërvitë Romën për një kohë të gjatë

ROME, ITALY - FEBRUARY 22: Lorenzo Pellegrini of AS Roma celebrates after scored the first goal for his team during the UEFA Europa League 2023/24 knockout round play-offs second leg match between AS Roma and Feyenoord at Stadio Olimpico on February 22, 2024 in Rome, Italy. (Photo by Fabio Rossi/AS Roma via Getty Images)

Kualifikimi në raundit e 1/8-ave të Europa League konfirmon edhe një herë ndryshimin e ritmit të Romës me Daniele De Rossin në stol.

Si nga pikëpamja e lojës, ashtu edhe nga ajo e karakterit, verdhekuqtë duket se kanë bërë kthesën dhe dhe qëndrimi i Lorenzo Pellegrinit tregon shumë për këtë.

Duke folur për “Sky Sport” në fund të ndeshjes me Feyenoordin, Pellegrini foli për të ardhmen e trajnerit të tij.

“Mendoj se i detyrohem atij 150% në të gjitha seancat stërvitore dhe të gjitha ndeshjet: të gjithë e dinë se çfarë marrëdhënie kam me Danielen dhe marrëdhënia jonë ka lindur nga një respekt që shkon përtej kësaj. Ai do ta stërvitë Romën për një kohë të gjatë. Edhe si trajner edhe si njeri dua të them”, shtoi Pellegrini.

Duhet kujtuar se Pellegrini, si kapiten i Romës, u akuzua nga Mourinho si “tradhtar”, si personi që kishte kërkuar që ai të zëvendësohej nga De Rossi.