Diaz u bë sulmuesi i pestë i Liverpoolit që arrin numrin dyshifror për gola këtë sezon, kur bëri rezultatin 3-1, duke thyer një rekord që qëndroi për 128 vjet.
Sipas Michael Reid të Opta, Liverpooli është është ekipi i parë që arrin më herët gjatë sezonit të ketë pesë lojtarë me 10+ gola që nga sezoni 1895/96.

“Luis Diaz është lojtari i pestë që shënon 10+ gola për Liverpool-in këtë sezon, pas Salah (19), Jota (14), Nunez (13) dhe Gakpo (11) – në ndeshjen e 39-të të Liverpoolit”.
“Ky është rekordi më i hershëm i një klubi të nivelit të lartë që Liverpool ka pasur ndonjëherë 5 lojtarë të ndryshëm që arrijnë 10+ gola”.
“Dy sezonet e vetme që Liverpooli kishte pesë lojtarë me 10+ gola më shpejt se kjo ishin 1893-94 (ndeshja e 32-të) dhe 1895-96 (24) – kur ata ishin në nivelin e dytë”, ka shkruar Reid në profilin e tij në mediat sociale.
Liverpooli do të përqendrohet në këtë fundjavë kur do të përballet me Chelsean në finalen e Carabao Cup në Wembley të dielën.
Ndërkohë, Manchester City dhe Arsenal kanë shansin të shkurtojnë epërsinë e Liverpoolit në krye të Ligës Premier nëse mposhtin përkatësisht Bournemouth dhe Neëcastle United.