Xabi Alonso thuhet se tashmë ka ndarë mendjen se ku dëshiron të vazhdojë karrierën si trajner sezonin e ardhshëm.
Spanjolli ka mahnitur të gjithë me taktikat e tij te Bayer Leverkuseni, derisa janë në rrugë të mbarë që të shpallen kampion në Bundesliga si të pamposhtur.
Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, Alonso është duke u kërkuar me ngulm nga Liverpooli si pasues i Jurgen Klopp, ndërsa Bayern Munichu e sheh si zëvendësues të Thomas Tuchel.