Vrasje e dyfishtë në Kumanovë

Të paktën tre persona janë përfshirë në një ngjarje të përgjakshme sot në fshatin Gabresh të Kumanovës, në të cilën dy persona kanë ndërruar jetë, raporton Tv Telma.

MPB në Kumanovë ka konfirmuar rastin për mediat lokale se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Gabresh, ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj, pra nipërit e tij.