Jude Bellingham është lojtari i momentit në top pesë ligat evropiane, pasi ai ka nisur shkëlqimin qysh në vitin e tij të parë te Real Madrid.
Megjithatë jo vetëm mesfushori anglez, por edhe vëllai i tij më i vogël Jobe e ka nisur për mrekulli aventurën te klubi i tij i ri Sunderland pas transferimit nga Birmingham City.
Lazio u interesuar për transferimin e tij në janar, por mesfushori ofensivë refuzoi kalimin në kryeqytetin italian.
Por në Angli janë të bindur se ashtu si vëllai i madh edhe Jobe Bellingham në verë do ta bëj hapin e madh në karrierë.
18-vjeçari ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me pesë gola e një asistim në 31 ndeshje me fanellën e Sunderland, duke zgjuar interesimin e top klubeve angleze.
Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal janë duke monitoruar situatën e tij dhe janë të gatshme ta transferojnë lojtarin e talentuar në verë.