Gazetari gjerman Florian Plettenberg zbuloi informacione të reja për transferimin e mundshëm të trajnerit Hansi Flick në bankinën e Barcelonës.
Një gjerman i njohur raporton se Flick ka nënshkruar kontratë me agjencinë e menaxherit të njohur Pini Zahavi, i cili ndër të tjera përfaqëson edhe Robert Lewandowskin.
Zahavi ka raporte të shkëlqyera me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, ndaj besohet se do të jetë trajneri i ri i gjigantit katalunas.