Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë për çështjen e Rregullores së BQK-së për valutat monetare, përfshirë edhe dinarin serb.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti duhet të veprojnë në këtë rast si partnere, dhe të mos marrin veprime të njëanshme.
“Qeveria ime ka qenë e qartë, ne kemi kërkuar shtyrje të zbatimit dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë që Qeveria të marrë këshillën tonë parasysh dhe të mos thënë se po flasin me neve, por që të veprojnë në të kundërtën e asaj që po thonë, ne presim këtë nga ky partneritet.”
“Kjo na bëhet shpesh si pyetje për masat, nuk është në pozitën për të folur për ndonjë masë specifike këtë mund ta them edhe unë, ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen si partner që ta zgjidhim këtë çështje së bashku, në vend se të marrë veprime të njëanshme, dhe drejtpërdrejt dhe në të kundërtën e asaj që kemi kërkuar, jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e ka bërë këtë, dhe çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull dhe marrëdhëniet e tilla vazhdojnë, nuk është e vërtetë, jemi të brengosur, këtë e thotë edhe O’Brien goxha qartë”, ka thënë Hovenier. /Klankosova.tv