Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me Granadan, ndeshja e cila përfundoi baras 3-3.
Ishin katalunasit që krijuan të parët epërsinë, por në fund nuk arritën më shumë se një pikë dhe kjo ia ka vështirësuar gjasat për titull.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen përkundër mundësive që patën.
“Humbëm dy pikë, kishim një mundësi të mirë për ta shkurtuar diferencën. Granada ka bërë një lojë inteligjente, ushtroi presion dhe fitoi duelet. Ne kemi pasur shumë momente për ta mbyllur ndeshjen, nëse do të shënonim 2-0, loja do të kishte mbaruar”.
“Është e vështirë, sot edhe më e vështirë. Diferenca është e madhe, por jo e pamundur. Nuk do të dorëzohemi. Ndaj Villarrealit dështuam, po kështu edhe sot”