Liga Premier pritet që të hap një hetim zyrtar mbi transferimin e fundit të Manchester Cityt.
City ka fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit në Ligën Premier dhe janë kampion në fuqi të Evropës, por një ‘hije e zezë’ ka rënë mbi suksesin e tyre.
Fituesit e tripletës do të përballen me një panel të pavarur, pasi u akuzuan vitin e kaluar nga Liga Premier për thyerjen e 115 rregullave financiare. Në rast se shpallen fajtor, klubi mund të përballet me dënime që variojnë nga ato me para e deri tek rënia nga elita.
Të hënën u raportua se City janë shumë afër marrëveshjes për të transferuar sulmuesin brazilian Savio gjatë verës nga klubi francez Troyes.
Ekipi francez janë pjesë e City Football Group, organizatës e cila ka në pronësi Cityn dhe disa klube të tjera në botë, diçka që ka bërë që të hapen diskutime.
Vlera e ofertës së Cityt në drejtim të Troyes nuk është bërë e ditur, por oferta prej 25 milionë eurosh nga klube të tjera angleze dhe gjermane, raportohet se janë refuzuar.