Afro 26 mijë të vdekur në Gaza që nga 7 tetori

Smoke rises following an Israeli airstrike in the Gaza Strip, as seen from southern Israel, Thursday, Nov. 9, 2023. (AP Photo/Leo Correa)

Zëdhënësi i ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, thotë se 25,900 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

Sipas tij, 64,110 persona janë plagosur në një periudhë më pak se pesë mujore, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Ai shtoi se Izraeli ka kryer 21 vrasje masive në 24 orët e fundit, duke vrarë 200 dhe plagosur 370.