Gostivarasi thotë se është sulmuar fizikisht nga ish dhëndri i tij

Një 36-vjeçar nga Gostivari ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ish dhëndri i tij. Ngjarja sipas raportimit ka ndodhur në një restorant.

“Tridhjetë e gjashtë vjeçari L.I. nga Vrutoku i Gostivarit, dje (23-janar) ka raportuar në SPB-Tetovë se në rrugën “Mlladen Gruevski”, afër një restoranti në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij nga Çegrani i Gostivarit. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.