Blero paralajmëron album të ri: Historitë e mia të jetës, keni çka me prit, ju premtoj

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, u komentua shumë për lojën e tij brenda “BBVK” e më pas edhe vendimit të tij për tu larguar nga ky format.

Pas pjesëmarrjes së tij në formatit televiziv, këngëtari ka nisur punimet në profesionin e tij të kahmotshëm, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ka paralajmëruar një album.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ai bën me dije që do të jetë një album i ndërtuar me historitë e tij të jetës.

“Albumi po vjen. Historitë e mia të jetës. Qëndroni gati’, ka shkruar këngëtari.

Në po të njëjtin postim, vazhdoi: “Keni çka me prit, ju premtoj”./Lajmi.net/