E ardhmja e Aaron Ramsdales vazhdon të jetë ende e paqartë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar dimërorë.
Portieri anglez ka humbur vendin e titullarit në Londër pas ardhjes së David Rayas dhe ai e di se për të shkuar në Euro 2024 duhet të luaj më shumë.
Newcastle United po këmbëngul për transferimin e portierit anglez, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e pasigurt dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.