Vjosa Osmani: Nuk do përkrahi ndonjë Qeveri që varet nga Hashim Thaçi dhe Lista Serbe

Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani në intervistën në Kohavizion po flet për zhvillimet politike në Kosovë para dhe pas mocionit të Qeverisë Kurti. Osmani e ka pranuar se nga partia e saj ka pasur njerëz që kanë qenë kundër qeverisë Kurti në njërën anë, e në anën tjetër kanë punuar kundër kësaj qeverie. Ajo ka apostrofuar në këtë drejtim Agim Veliun, për të cilin haptazi tha se nuk ka pranuar të dalë në zgjedhje parlamentare, e më pas ka dashur të vendosë për koalicionet, transmeton Gazeta Lajm.
Osmani është shprehur kategorike se nuk do të përkrahë një qeveri që e ka skenarist Hashim Thaçin, e që do të varej nga Lista Serbe, duke thënë se ky është premtim që ua ka dhënë votuesve në zgjedhje.