Vjosa Osmani: Ata që po ma tregojnë derën në LDK vetë do të dalin për atë derë

Kryeparlamentarja kosovare Vjosa Osmani duke folur në KTV, nuk ka treguar asnjë shenjë frike nga presioni që po i bëhet brenda partisë për shkak të mospajtimeve për mocionin e qeverisë Kurti. Ajo ka “goditur” direkt ata që po ia tregojnë derën për të dalë nga LDK-ja, transmeton Gazeta Lajm.
“Ata që po ma tregojnë derën le ta provojnë, por vetë do të dalin përmes asaj dere”, ka theksuar Osmani.

Paraprakisht ajo e bëri të qartë se nuk do të përkrahë Qeveri që varet nga Hashim Thaçi dhe Lista Serbe.

Osmani e ka pranuar se nga partia e saj ka pasur njerëz që kanë qenë kundër qeverisë Kurti në njërën anë, e në anën tjetër kanë punuar kundër kësaj qeverie. Ajo ka apostrofuar në këtë drejtim Agim Veliun, për të cilin haptazi tha se nuk ka pranuar të dalë në zgjedhje parlamentare, e më pad ka dashur të vendosë për koalicionet.