Policia shqiptare arreston një taksist, tentoi të kontrabandojë marihuanë dhe armë në Maqedoni

Policia shqiptare ndaloi një banor të Tiranës, gjatë tentativës për të kontrabanduar marihuanë dhe armë zjarri me municion në Maqedoni me automjetin e tij taksi, përcjell TV21. Gjatë kontrollit në mjetin e taksistit 51-vjeçar u zbuluan 8.2 kilogramë marihuanë, si dhe një armë automatike e markës Scorpion me municion.

Automjeti u ndalua në afërsi të Pogradecit, gjersa destinacioni përfundimtar ishte Maqedonia, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. Para pak kohësh policia e Pogradecit ka sekuestruar rreth 30 kilogramë marihuanë, e cila supozohej të futej kontrabandë në një anije peshkimi dhe pronari duhej të paguhej 500 euro kilogrami për transportin e drogës.