OKB: Të monitorohet “rreptësisht” gjendja e të burgosurve në Xhamu Kashmir

Sekretari Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres u bëri thirrje vendeve anëtare që të “monitorojnë rreptësisht” gjendjen e të burgosurve në rajonin indian të Xhamu Kashmirit, gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë për media, ku tërhoqi vëmendjen tek të burgosurit në Xhamu Kashmir.

Organizatat për të drejtat e njeriut, dje nga qeveria indiane kërkuan lirimin e të burgosurve nga Xhamu Kashmir. Në thirrje ishte kërkuar lirimi i të burgosurve të arrestuar në mënyrë arbitrare.

Në Indi deri më tani janë identifikuar 4.858 raste me COVID-19 ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 136.

India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi statusin e veçantë të rajonit dhe e ndau territorin e Xhamu Kashmirit në dy njësi.