Mueller firmos kontratë të re me Bayernin

during the UEFA Champions League group B match between Bayern Muenchen and RSC Anderlecht at Allianz Arena on September 12, 2017 in Munich, Germany.

Thomas Mueller ka vazhduar kontratën me Bayern Muenchenin deri në verën e vitit 2023. Kontrata e vjetër e Muellerit skadonte në verën e vitit të ardhshëm.

Mueller është produkt i akademisë së klubit të madh gjerman.

“Të dy palët nënshkruam me një ndjenjë vërtetë të mirë. Unë jam i sigurt se me të filluar ndeshjet, do të vazhdojmë të jemi shumë të suksesshëm. Kjo më jep motiv shtesë. Për mua, prioritet ishte vazhdimi i kontratës me FC Bayernin dhe te klubi patën ndjenjë të njëjtë. Kam kaluar te FC Bayerni pjesën më të madhe të jetës”, ka thënë Mueller, njofton faqja zyrtare e klubit.