Shkruan: Arsim Zekolli
Themelimi i insituteve partiake si proponente te “shkollave politike ideologjike” eshte dukuri kudo ne bote, perfshire edhe Maqedonine madje se fundi edhe partite politike Shqiptare. E para qe ndermori kete hap eshte BDI-ja, e cila themeloi Qendren Analitike Hulumtuese dhe e emeroj sipas ish-zyrtarit te saj te ndjere, Abdylaqim Ademi. Ca vite me vone, edhe Aleanca per Shqiptaret (ASh) do ta themelojë think-tankun Institutin për Politika Publike ‘Arber Xhaferi’.
Perfaqesuesit dhe simpatizantet e BDI në intervista dhe shkrime shpesh deklarojne se i takojne “shkolles politike te Ali Ahmetit”, ashtu siç ithtaret e ASh-sl deshirojne te theksojne perkushtimin dhe respektin per “ideologjine e Arber Xhaferit”. Ne kete rrafsh, deklarativ se paku, s’ka asgje kontestuese.
Gje qe nuk mund te thuhet edhe ne aspektin e fushes se politikes reale, politikes aplikative. Aq më shumë që vetë anetaret dhe prijësit e BDI-së, ASh-së, e kanë veshtire ta definojnë dhe shpjegojne se c’ka nenkuptojne me “shkolle politike Ahmeti” dhe “ideologji e Arbërit”.
Per te qenë konfuzioni me i theksuar, duke lënë anësh titullarët vardisës te Qendrave dhe Instituteve te tilla, veprimtaria e tyre pothuaj se eshte inekzistente jashtë kornizava partiake. Gjë që nuk mund te thuhet per nje shkolle tjeter politike qe – gjykuar sipas numrit te ‘maturantëve’ aktivë në politikë – mund te konsiderohet si çerdhja mënefikase, më aktive, më e disperzuar dhe më e degëzuar në tërë skenen politike ne Maqedonine e Veriut. Fjala eshte per shkollen jo-formale politike te Menduh Thaçit.
Vetetë, kjo “shkolle” s’ka as emer, as godinë, as zyre e seli, nuk ka vule as administrat, nuk ka adresë dhe nuk ka asgje qe barte emrin e themeluesit te saj. Por, te mos mashtroni veten – eshte shkolle inekzistente më me ndikim se të gjitha institutet ekzistuese. Nuk eshte kjo çështje mendimi, por aksiomë faktesh qe lehte mund te konstatohen. Sot, është veshtire te gjeni parti politike shqiptare ne te cilen nuk ka figura politike qe burojne nga shkolla e mendimit dhe veprimit politike te kryetarit te PDSh Menduh Thaçi. Duke filluat që nga Bujar Osmani e deri te Ziadin Sela…, te gjithe ne nje etape kohore apo ne ndonje aspekt evoluimi politik, rrenjet dhe burimet i kanë tek shkolla politike Menduh Thaci.
Karakteristika e ithtareve te tille te Menduhit eshte se te gjithë lehte identifikohen per nga zelli per te deklaruar se ne PDSh kanë qendruar dhe vepruar fal respektit dhe perkushtimit ndaj liderit Arber Xhaferi. Zot ruana, kurrsesi jo fal Menduh Thacit. Me kete distancim perfid, pishman-ithtaret deshirojnë:
a) ta definojne veten si studentë intelektualë te filozofise Arber;
b) të distancohen nga ‘xhambazlleku’ Menduh, dhe c) te ngrisin vehten ne piedestal elitist te ‘mendimtareve ideologjik’.
Problemi me kete vet-definim eshte se ne thelb Arber Xhaferi nuk ka qen aq aktiv ne selektimin dhe formatimin e anetaresise dhe bashk-udheheqesve, si fal distances fizike nga Maqedoni ashtu dhe fal dominimit te faktorit Menduh, ne ceshtjet ekzekutive dhe praktike, perfshire edhe perzgjedhjen e kuadrove. Thene ndryshe, eshte Menduhi ai qe bente selektimin dhe kalitjen, ndersa afrimet e metutjeshme ndaj Arberit beheshin ne ikje dhe kerkim strehimi nga dora rigjide e de-fakto Kryetarit PDSh, Menduhit.
Per te kuptuar strukturen mentalen dhe frymen intelektuale te pishman-studenteve te Menduhit, duhet te definoje te kunderten, anti-tezen e shkolles Menduh ne PDSh. Permes dy shembujve, ai i Hysni Shaqirit dhe Orhan Ibrahimit, Karakteristika e ketyre dy personaliteteve ish-PDSh-istë eshte se qe te dy kishin renome familijare dhe reputacion personal para se te bashkangjiteshin ne parti. Duke qenë të tillët, pra te formuar dhe respektuar fal autonomise personale e familijare, Hysniu dhe Orhani, nuk ishin “material per kalitje” nga askush, nuk kishin nevoja per “ideologji Arberi” pasi qe frymezimi i tyre datonte brez-pas-brezi per dekada rresht dhe shumë para paraqitjes se PDSh.
Se fundi, Hysniu dhe Orhani, ishin dhe mbesin te definuar si “burra” dhe si te tille rezistentë, te painteresuar dhe te pakapshem per virusin e “machizmit” te promovuar nga Menduhi dhe pioneret qe aspironin te bejne kopijimin e tij.
Ithtaret e tille, pseudo-urbanë dhe kuazi-intelektualë modelet qe imitonin, nuk mund te kuptonin dikur dhe nuk mund te kuptojne dot sot se termi “burre” eshte rezistent ndaj kohes dhe moshes, per dallim nga termi “macho” qe nga fascinimi fillestar me kohe shendrohet ne karikatur posa kalon moshen 35 vjecare dhe detekton thinjat e para mbi balle.
Gje qe nuk mund te thuhej per pioneret arivista ne shkollen Menduh, ne kerkim te fames, ndikimit dhe pushtetit permes parties dhe lidershipit qe impononte garim te rrepte mes arivistave ne perfitimin e shikimit, pranimit dhe besimit nga de-jure Kryetari Arber dhe de-facto lideri Menduh.
Ky garim impononte nevojen per kultivim te ‘paranojes agresive’ si kulture e nje Battle-Royal betejes ne eliminimesh te ndersjellta, te nje selektimi negativ qe favorizonte dhunen, gjuhen agresive, perhapjen e dyshimeve dhe ushqimin e rivaltetit servilist te diktuar nga dyshi udheheqes. Kjo, ne fakt, definon shkollen politike Menduh, qe me kohe do te bartet ne te gjitha sub-grupet, gjitha partite e reja qe do te lindin pas debaklit te PDSh. Pra, Instituti Menduh deshtoj, por shkolla politike Menduh eskaloj dhe u shendrua ne epidemi ideologjike qe do te infekton tere skenen politike ne vend. Deri ne diten e sotme, kur filizat e dikurshem te PDSh sot ngriten larte si fidanishte te ideologjise Menduh.
Paradoksi i kesaj shkolle eshte se ne fakt, fal kohes dhe rrethanave, ngjane kjo dukuri e evoluimit te mesuesit Menduh nderkohe qe studentet e dikurshem sikur vazhdojne avazin dhe stilin e tij te rezonimit dhe veprimit politik. Rrjedhimisht, gjeneratat qe deshirojne te kuptojne se si dikur vepronte Menduhi nuk duhet te shikojne ne Menduhin e diteve te sotme, por te veshtrojne sjelljet e fidaneve te tij neper partite ne te cilat dominojne apo strehohen si elemente qe nuk reciklohen, nuk evoluojne, nuk urtesohen dot. Kete shkolle te dikurshme sot mund ta verejme permes politikes tinzare te inovuar nga Menduhi dikur dhe diktuar nga fidanet e tij sot, te fajesimit te te gjithve si mëkatarë vetem dhe vetem per te akomoduar mangesine e vet ne moçalin e mediokres. Ashtu siç dikur Menduhi klithte “Shqip, Shqip…” sot fidanet definojne patriotizmin e vet jo duke prirur per nga shembulli, por nga epshi per te sabotuar te tjeret ne verzionin e recikluar te “Shqip, Shqip”. Nderkohe qe ne bisedat me palen maqedonase, nuk pritojne te shprehin dashurine e pavdekshme – dikur ndaj Fërckovski, pastaj ndaj Mijallkov, pastaj ndaj Zeqeviqit dhe ndonje ditëbndaj ndonje “partneritvte besueshem” nga kampi maqedonas. Rrjedhimisht, nyja kyçe e shkolles post-Menduh eshte insistimi ne praksen e promovimit negativ permes sabotimit dhe refuzimin e sfides te vet-promovimit duke inspiruar, perkrahur, promovuar te tjeret.
Ky nuk eshte rrefim per Menduh Thacin i cili vepronte ne rethana tjera dhe ne suaza te diturive te kohes. Eshte rrefim per pasardhesit qe ne ikje nga “shinjeli Menduhit” ne fund rrumbullaksojnë dhe mbyllin qarkun vicioz te rikthimit nen po te njejten “pallto te babait”. Ky eshte rrefim per vitin e paperfunduar 1994, ne te cilin u hodh fara e perçarjes ndërshqiptare, ndarjes ne kampe “mendimtaresh” dhe “muskulatoresh”, te “reformistave pseudo-urban” dhe “tradicionalisteve nobl-fshatar”, te fjales se urte dhe paradimit patriotik. Nga ai vit fatal, 1994, sot buron ky lum qe dikton dy stilet e veprimit me te njejtin efekt destruktiv: shkolla politike e instalimit te mentalitetit LSDM ne kampin politik Shqiptar (BDI) dhe shkolla politike e paranojes dhe selektimit negative (PDSH, me fidanet e saj te sotshem).
Kjo percarje artificiale qe krijoje bifurkacionin politik ne shoqerine shqiptare, tani nen kercenim te paraqitjes se faktoreve tjere, bashkëkohorë, evolutiv, ndjejne afrimin e fundit, rikthimin ne te njejten koritë lumi drejt derdhjes se pashmangshme ne detin e ideologjive qe ju ka skaduar afati. Vertet, ca do mundohen te gjejne shpetimin ne shkrirje te subjektet tjera, ca do te bejne edhe ca kilometra rruge si pika uji mbi supet e ndonje subjekti te ri, por ne thelb, fati i avullimit eshte i pashmangshem. Fundi i gjenerates 1981 ishte evident para nje dekade, Tani fillon fundi i shkollave politike te ‘90-tave, tok me fidanet e shartuara mbi drunjte e ri qe synojne qiellin. Kultura e selektimeve negative nuk sjellë më fryte, zerimi max-patriotik me shumë nevrikos sesa qe terheq, sfilatat me ngjyra te huazuara me shumë shkaktojne perbuzje se bindje. Koha kur partite formonin dhe kalisnin shoqerine ne imazhin e vet ka skaduar. Tok me ata qe kerkojne vet-promovim pa vet-sakrifica.