Shkruan: Muhamer Pajaziti
Angazhimi i Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni ka alarmuar kundërshtarët politik në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Ata po e zhvillojnë një fushatë të orkestruar kundër tij në shumë media, të cilat i kontrollojnë.
Reagime pati edhe në klasën politike maqedonase. Por angazhimi i Kurtit dhe lëvizjes që drejton duket qartë se ka të bëjë me rotacionin politik dhe demokratizimin e këtyre vendeve përmes një qeverisje me duartë të pastërta dhe pa korrupsion.
Sa do tia arrij? Mbetet të shihet!
Por rrotacioni politik ndihmon shoqëritë dhe reformon partitë që kanë qeverisur gjatë. Reformon të gjitha partitë shqiptare që pa dashje apo me dashje sot kontrollojnë dhe kanë futur duartë në sistemin e drejtësisë, në arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi dhe shumë sfera tjera.
Në Luginë të Preshevës, fryma e Kurtit dha rezultate dhe tani e ka radhën në Maqedonia e Veriut. Albin Kurti duke qartë se ka për qëllim të krijoj botën shqiptare pa korrupsion dhe jo si kundërpërgjigje ndaj botës serbe, e cila ka për qëllim destabilizimin dhe kriminalizimin e rajonit të Ballkanit.
Të gjithë ato forca politike që sulmojnë Kurtin kanë një gjë të përbashkët, korrupsionin që po gërryen shoqëritë tona dhe po i largon të rinjtë nga vendi.
Në Maqedoni kjo do të jetë e mundur nëse në listat për deputetë dhe në postet e ndryshme ministrore vendosen njerëz me kredibilitet të lartë moral dhe politik, njerëz profesionistë dhe që nuk kanë kërcyer në trampolina të ndryshme nga një pushtet në pushtetin tjetër.
Kjo do të shihet edhe nga programi politik i partive opozitare. Kjo do të ndikonte që edhe partitë e pushteti të garojnë me vlera dhe të shtohen pesha e dijes dhe meritokracisë. Në fund të fundit kjo është një garë politike dhe le të fitoj më i miri. Populli gjithmon është barometri më i mirë dhe më i saktë, mjafton të mos deformohet vullneti i tij.