Kovaçevski: Do të blej një pallto dhe xhinse të reja, më 29 janar do të pi kafe në rr.Maqedonia

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e fundvitit me gazetarët, ka folur edhe për zhvillimet politike në vend.

I pyetur nga TV21, se çfarë do të bëjë më 29 janar të 2024, pasi më 28 janar pritet Talat Xhaferi të bëhet kryeministër teknik, Kovaçevski duke qeshur është përgjigjur:

“Do të blej një pallto dhe xhinse të reja, më 29 janar do të pi kafe në rr.Maqedonia”.

Më tej ai tha se kafen ka mundësi që ta pijë edhe tek TV21.