Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Kosovës në Shkup, pasi i njëjti është kapur me tableta MDMA, transmeton TV21.
“SPB Shkup – njësiti për tregti ilegale ka parashtruar kallëzim penal kundër D.G.(26) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”. Më datë 26.03.2023, nëpunësit policorë kanë kryer kontroll te i denoncuari, ku kanë gjetur dhe marrë tableta MDMA”, qëndron në njoftim.




