Danimarka së bashku me Suedinë do të dhurojnë tanke për Ukrainën, vlejnë mbi 240 milionë euro

Danimarka së bashku me Suedinë do të dhurojnë tanke të lehta CV90 për Ukrainën, kjo me një shumë totale prej 241 milionë eurosh.

“Qeveria, së bashku me qeverinë suedeze, ka vendosur të bashkëfinancojë dhurimin tashmë në vazhdim të automjeteve luftarake të këmbësorisë CV90, si dhe prodhimin e tankeve shtesë”, shkroi Ministria Daneze e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp.

Në paktën e dhurimit do të përfshihen pjesë këmbimi dhe municione, ndërsa gjithashtu edhe një marrëveshje që premton se Suedia dhe Danimarka do të kujdesën për mirëmbajtjen pas dorëzimit.

Javën e kaluar, qeveria daneze njoftoi për një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën që ka vlerë gati një miliardë euro, vetëm një ditë pasi udhëheqësit nordikë u takuan me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Dhurimi vjen në një kohë kur Ukraina ka nevojë për aq shumë ndihmë sa mund të marrë, pasi ndihma e mëtejshme thelbësore nga ShBA-ja duket e bllokuar përkohësisht në Kongres nga republikanët.

Gjithashtu një paketë e re ndihme e BE-së me vlerë 50 miliardë euro u bllokua nga kryeministri hungarez Viktor Orban, javën e fundit, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.