Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme, “ES Magazine”.
Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj, ku në veçanti ka theksuar suksesin e albumit “You & I” që e nxori në shitje këtë vit dhe bashkëpunimit që realizoi me gjigantin e modës “Primark”.
Përgjatë intervistës, 33-vjeçarja ka qenë e zëshme edhe për çështjen e emigrantëve – e cila është një temë mjaft e diskutuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo edhe jeton.
“Unë duhej të luftoja shumë, edhe në shkollë, për të mos u gjykuar, të merresha seriozisht dhe të mos shihesha si dikush ndryshe nga të tjerët”, tha ajo.
“Unë kam qenë shumë e zeshme gjatë viteve për rëndësinë që të gjithëve t’u jepet një shans”, tha interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” për ES Magazine.