Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkëlqyer gjatë përformimit në eventin e fundvitit “Capital’s Jingle Bell Ball”.
Ky event u mbajt në ’The O2 Arena’.
Rita Ora shkëlqeu në përformancën e saj krahas yjeve Zara Larsson dhe Raye të cilët po ashtu bënë super përformancë.
Rita nisi performancën e saj e veshur me një pallto ekstravagante me kapuç të mbuluar me fringa të arta nga koka deri në këmbë.
Gjatë përformancës ajo e hoqi palltën ku zbuloi një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi.
Këmbët e saj të tonifikuara ishin në qendër të vëmendjes në këtë veshje të bërë për të marrë vëmendje, dhe ajo e kombinoi atë me një palë çorape transparente dhe çizme të zeza të lidhura me rripa.
Rita Ora këndonte dhe kërcente bashkë me turmën e madhe të publikut.
Yllit të muzikës në skenë iu bashkuan nga një grup balerinash që ishin të veshura me leotarda të zeza, doreza dhe paruke të gjata të argjendta.
I mbushur çdo vit me yjet më të mëdhenj të muzikës dhe këngët më të mëdha në industrinë, “Capital’s Jingle Bell Ball” u zhvillua të shtunën më 9 dhe të dielën 10 dhjetor këtë vit.
Leigh-Anne, Alicia Keys, Busted, Tom Grennan, Tate McRae, Becky Hill, ArrDee, Nathan Dawe dhe Jax Jones dolën në skenë të shtunën.
Ndërsa Rita, Raye dhe Zara iu bashkuan Take That, S Club, Rudimental, Joel Corry, Sam Ryder dhe Jazz të dielën. /Lajmi.net/