
Presidenti ukrainas ,Volodymyr Zelensky, ka arritur në Washington DC në përpjekje për të shpëtuar një pako të rrezikuar të mbrojtjes amerikane me vlerë miliarda dollarë.
Kjo shënon vizitën e tretë të Zelensky në ShBA që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022. Java është vendimtare për Ukrainën me BE-në që gjithashtu vendos nëse do të hapë bisedimet e pranimit në bllok.
Presidenti ukrainas përveç takimeve me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ai do t’i drejtohet Senatit të martën në mëngjes.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë të dielën se vizita e Zelenskyt kishte për qëllim “të nënvizonte angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës teksa ata mbroheshin kundër pushtimit brutal të Rusisë”.
Paketa e ndihmës ushtarake amerikane, me vlerë 60 miliardë dollarë, aktualisht është e bllokuar në Kongres, duke u përballur me reagimin e republikanëve që argumentojnë se më shumë para duhet të shkojnë për sigurinë e brendshme në kufirin SHBA-Meksikë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.



