Djali i presidentit amerikan, Joe Biden, Hunter, po përballet me akuza të reja penale për shmangie të tatimit në vlerë të 1.4 milion dollarëve ndërsa shpenzoi miliona për një mënyrë jetë luksoze.
Sipas aktakuzës së ngritur në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë, ai akuzohet për tre vepra penale dhe gjashtë kundërvajtje që lidhen me taksat.
Departamenti i Drejtësisë tha se hetimi është në vazhdim dhe nëse shpallet fajtor për akuzat, ai përballet me 17 vjet burg, raporton ap.
Ai akuzohet se ka dështuar të paguajë të paktën 1.4 milion dollarë taksa federale nga viti 2016 në 2019, ndërsa ka shpenzuar miliona dollarë për një jetë luksoze.
Aktakuza e së enjtes pretendon se Hunter Biden “fitoi mirë” ndërsa shërbente në bordet e një konglomerati industrial ukrainas dhe një fondi privat kinez.
Por, me rritjen e të ardhurave, rriteshin edhe shpenzimet. Vetëm në vitin 2018, thuhet në aktakuzë, ai ka shpenzuar më shumë se 1.8 milion dollarë, por asnjë qindarkë nuk ka shkuar për pagimin e taksave.