Afrim Muçiqi paralajmëron një “bombë” projekt me Dafina Zeqirin

Këngetari i njohur shqiptar, Afrim Muçiqi në një intervistë që ka dhënë për Lajmi.net ka treguar për projektet e festave të fundvitit.

Ai ka paralajmëruar një remix të një kënge të tij të vjetër dhe këtë do ta bëjë duet me këngëtaren Dafina Zeqiri.

“Bombë e këtij viti është bashkëpunimi me Dafina Zeqirin”, ka thënë Muçiqi.

Gazetarja e lajmi.net Rinë Haziri, e ka pyetur këngëtarin edhe për Big Brother.

Në pyetjen se a do të merrte pjesë në Big Brother Vip Kosova dhe a ka pranuar ftesë, Afrim Muçiqi e ka mohuar.

“Kam pas ftesë në fillim, e kam refuzu dhe nuk e shiqoj për arsye që ka eskalu situata dhe ka kalu në një atmosferë që nuk ia vlen të shikohet”, ka thënë Afrim Muçiqi.

Ai e ka bërë një krahasim të këtij Big Brother dhe atij të Shqipërisë duke treguar se e pëlqen atë të Shqipërisë më shumë.

E gjithë kjo intervistë është realizuar në ambientet e “Iliria Hill Resort & SPA Hotel”, ambient ky që e ka impresionuar Afrim Muçiqin.