Maguire i del në mbrojtje Rashfordit, pas paraqitjes ndaj Newcastle

Mbrojtësi, Harry Maguire ka mbrojtur shokun e skuadrës Marcus Rashford pas paraqitjes së sulmuesit kundër Newcastle United.
Sulmuesi anglez pati një natë për t’u harruar kundër Newcastle United pasi bëri 11 gabime – të cilat u numëruan nga një tifoz i zhgënjyer pas ndeshjes – pasi United pësoi një tjetër humbje në Premier League të shtunën, shkruan lajmi.net.

Maguire pas ndeshjes deklaroi se kishte qenë një ndeshje e vështirë për gjithë skuadrën.

“Marcus pati një sezon të pabesueshëm sezonin e kaluar. Ai po punon shumë. Të gjithë në atë dhomë zhveshjeje e dinë se çfarë lojtari është ai. Ka qenë një javë e vështirë me tre ndeshje jashtë në gjashtë ditë. Tempoja nuk ishte aty, intensiteti nuk ishte aty. Ata ishin shumë më të mirë se ne. Ne u rritëm në lojë, por nuk mjaftuam në fund”, tha Maguire.

Menaxheri Erik ten Hag refuzoi të fliste për performancën e sulmuesit të tij në publik, pasi deklaroi pas ndeshjes se do të preferonte të fliste me lojtarin drejtpërdrejt në privat.