Simone Inzaghi e ka pranuar me kënaqësi barazimin 1-1 ndaj Juventusit, duke i kujtuar të gjithëve se ata humbën në Allianz Stadium sezonin e kaluar pas një ndeshje të ngjashme.
Nerazzurrët ruajnë epërsinë e tyre me dy pikë në krye të tabelës, pasi Lautaro Martinez iu përgjigj pothuajse menjëherë golit të Dusan Vlahovic.
“Duke marrë parasysh se si ndodhi, ne e pranojmë rezultatin. Është shumë e vështirë të shënosh kundër Juventusit, veçanërisht kur ata kanë kaluar në avantazh. Është e qartë se ne duhet të kishim bërë më mirë dhe ta mbyllnim Vlahovicin në atë gol”, deklaroi Inzaghi për DAZN.
“Ekipi mbeti i përqendruar, ne shënuam një barazim të mrekullueshëm. Ne nuk krijuam shumë në pjesën e dytë, por kundër një skuadre të fortë të Juventusit që me meritë është e dyta në tabelë, ne do të marrim pikën”.




