Në fillim të këtij muaji, Jude Bellingham u kurorëzua si fitues i çmimit ‘Golden Boy 2023’. 20-vjeçari fitoi çmimin pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera për Borussia Dortmundin dhe Real Madridin, pasi ai mundi lojtarë si Jamal Musiala, Alejandro Balde dhe Antonio Silva për të marrë çmimin.
Teksa, disa njerëz mendonin se Bellingham ishte një fitues i pamerituar, i këtij mendimi nuk ishte edhe ish-mesfushori i Real Madridit, Isco.
Mesfushorri spanjoll mendon se paraqitjet e Bellingham për “Los Blancos” ishin të mjaftueshme që ai të meritonte çmimin.
“Të gjithë e kemi parë se si performon, apo jo? Ai është fituesi i qartë për gjithçka që po bën, veçanërisht për golat e tij. Ai ka qenë kaq vendimtar. Ai fitoi disa ndeshje për Real Madridin në disa raste dhe nuk mendoj se askush e meriton aq shumë sa ai”, ka thënë Isco.