Mesfushori francez, Eduardo Camavinga pritet t’i mungojë Real Madridit rrethy dy muaj, pas lëndimit të pësuar me Kombëtaren e Francës.
Ka qenë një pushim ndërkombëtar katastrofik deri më tani për Real Madridin.
Camavinga pësoi një lëndim në gju gjatë një seance stërvitore me Francën, ndërsa Vinicius Junior gjithashtu u dëmtua gjatë humbjes së Brazilit ndaj Kolumbisë në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Në këtë fazë, situata e Camavinga duket më e keqe. Ai pritet të jetë jashtë fushës për 8-10 javë, ndërsa diagnoza fillestare e Vinicius do ta bënte atë jashtë fushës për një muaj, një periudhë kohore e ngjashme me atë kur ai u dëmtua në fillim të këtij sezoni.
Është një goditje e hidhur për Real Madridin të jetë pa të dy yjet, por në rastin e Camavingas, mund të ishte shumë më keq.
Sipas mediumit Relevo, kur Camavinga u përplas me ish-anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele gjatë një seance stërvitore të mërkurën, frika fillestare ishte se ai kishte pësuar një çarje të ligamentit ACL.




