“Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria” – Pamje nga festa e Shqipërisë në dhomën e zhveshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

Heroi i Shqipërisë në këtë përballje ishte sulmuesi, Sokol Cikalleshi që shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga festa e futbollistëve dhe stafit të Kombëtares në dhomën e zhveshjes.

Në pamje dëgjohet kënga “Xhamadani vija-vija” duke u kënduar nga futbollistët e Kombëtares kuqezi.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet./Lajmi.net/