Barcelona është e vendosur të bëjë një lëvizje shokuese për një nga lojtarët më të mirë që luan aktualisht në Championship (kategoria e dytë e futbollit anglez).
Blaugranasit ka qenë e suksesshme në përzgjedhjen e lojtarëve të lirë, duke transferuar emra si Andreas Christensen, Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez pa paguar asnjë cent.
Dhe siç duket Barcelona ka vënë sytë tek një tjetër lojtar, me mediumin spanjoll Sport që ka raportar se katalanasit kanë si objektiv kryesor të afatit kalimtar, mesfushorin e Leicester Cityt, Wilfred Ndidi.
Ndidi është bërë pjesë e “Dhelprave” para gjashtë viteve, pasi u transferua nga Genku për një marrëveshje rreth 17 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.

Ai ka bërë 250 paraqitje për Leicesterin, por Barcelona thuhet se janë duke mbajtur një sy tek mesfushori nigerian.
Kontrata e tij do të skadojë gjatë verës, që do të thotë se ai mund të jetë në dispozicion pa asnjë cent, diçka që po shihet si një mundësi e mirë për t’u shfyrtëzuar nga Barcelona.




