Babai i Luis Diaz, Luis Manuel Diaz ka folur për herë të parë që nga lirimi i tij nga rrëmbyesit në Kolumbi.
58-vjeçari u lirua të enjten pasi u mbajt rob për 12 ditë nga grupi nacionalist, ELN, shkruan lajmi.net.
Diaz u rrëmbye më 28 tetor së bashku me gruan e tij, Cilenis, e cila u shpëtua nga policia pas një kohe të shkurt.
Në një konferencë për media, Luis Manuel zbuloi se ai u trajtua mirë nga rrëmbyesit e tij, të cilët e mbajtën në një vend malor që ai besonte se ishte afër kufirit me Venezuelën.
“Ishte shumë e vështirë, gati 12 ditë pa gjumë. Edhe pse trajtimi ishte i mirë, nuk ndihesha rehat, më mungonin gjërat, fëmijët e mi, qyteti im, miqtë e mi”.
Sulmuesi i Liverpoolit humbi ndeshjen e skuadrës së tij në Premier League me Nottingham Forest një ditë pas rrëmbimit, por bëri një rikthim emocional, duke shënuar kundër Luton Town.




