Edona James, transgjinorja banore e Big Brother Vip Kosova është një nga më të përfolurat e këtij edicioni.
Gjatë bisedës me banorët e tjerë ajo tregon pse nuk e ka marrë pasaportën gjermane, shkruan lajmi.net.
“Kur të hy në dhe, du me hy si kosovare” tha Edona duke treguar se e ka ende pasaportën e Kosovës.
Ndonëse Edona ka nxitur shumë debate brenda dhe jashtë shtëpisë, ajo është zgjedhur dy herë e preferuara e publikut. /Lajmi.net/
