Gani Gërmia një ndër banorët më të përfolur të Big Brother Vip Kosova ka folur sot për Edona James pas konfliktit të saj me Vesën.
“Kjo belanë e ka profesion” ka thënë Gania derisa fliste me Santianën për Edona James.
Santiana ia rikujtoi se Edona kishte pas konflikt me të që në natën e parë të këtij reality show, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se Edona vazhdon të mbetet banorja e preferuar e publikut, ndonëse po krijon debate të nxehta me shumë nga banorët./Lajmi.net/
