Blinken do ta vizitojë Turqinë

Sekretari i SHBA-së Antony Blinken do të vizitojë Turqinë të dielën, ku do të qëndrojë deri të hënën pasdite.

Kjo u bë e ditur nga Departmaneti Amerikan i Shtetit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa ende nuk dihet se me kë do të takohet ai gjatë kësaj vizite.

Javën e kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, e quajti Hamasin një grup “çlirimtar” dhe akuzoi Izraelin se sillet si “kriminel lufte”.

Pas kësaj shteti izraelit urdhëroi diplomatët e tij në Turqi që të kthehen nga atje.