Dikur s’e duronte as në billboard, por dje Rita ora ishte e ulur pranë tenistit antishqiptar serb Djokovic

Rita Ora dje u kap nga kamerat e ulur pranë tenistit antishqipar serb, Novak Djokovic.

Madje në një moment u pa tek sa fliste diçka me të, shkruan lajmi.net.

Por, jo shumë kohë më parë, deri sa po pozonte para kamerës në ambient të hapur, mbrapa shpinës së saj kishte dalur tenisti serb Djokovic, ndërsa me gjest aspak dashamirësie iu ishte përgjigjur Ora pamjes së tenistit në billboard visual.

 

Ndërsa sot shihet në një krejt raport tjetër, madje shumë pranë afër tenistit famëkeq.

 

Kujtojmë që para pak muajsh, Ora për derisa po performonte në një koncertë në Hungari, kishte marrë flamurin serb, e valëviste dhe e mbante në shpinë.

Se Djokovic është antishqiptar i madh, e dëshmon edhe fakti se kur ishin vrarë terroristët serbë në veri të Kosovës të cilët kishin vrarë policing Afrim Bunjaku, tenisti serb kishte bërë homazhe për ta./Lajmi.net