Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sot në press konferncën e mbajtur pas takimit ndërministror ka theksuar se sundimi i ligjit është vendosur lart në agjendën e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor sidhe deklaruan se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor rikonfirmuan angazhimin dhe përkushtimin e tyre për arritjen e përparimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht edhe përmes zbatimit të reformave në drejtim të forcimit dhe avancimit të pavarësisë, efikasitetit dhe përgjegjësisë së sistemit të gjyqësorit si parakusht për një shoqëri të qëndrueshme demokratike, shkruan Top24.
Fokusi do të jetë në zbatimin e rekomandimeve të Projektitl të monitorimit rajonal të gjykimeve të OSBE-së dhe zgjidhjen e çështjeve në fusha kyçe si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rëndësia e përmirësimit të procesimit efektiv të rasteve të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit është në drejtim të forcimit të besimit të qytetarëve në sistem dhe sundimin e ligjit.