Rap-artisti i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar ditën e sotme (e martë) një projekt të ri muzikor.
“I meritova” mban titullin kënga, e cila vjen e shoqëruar edhe me videokliop.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Ghulon, ndërkohë që janë kujdesur edhe për melodinë.

Producimi vlen të ceket se u realizua nga Nego.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka qenë gjatë këtij viti tejet aktiv me projekte muzikore.

Ai solli një album, të parin në karrierë, i cili njëherësh u prit mirë edhe nga fansat e publiku.
Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube, e besohet që do ta ketë suksesin e dëshiruar.




