Grupi i Punës Ekonomike Kinë-ShBA zhvilloi takimin e vet të parë nëpërmjet videolidhjes të martën, sipas Ministrisë së Financave të Kinës
Kina dhe ShBA-ja patën një komunikim të thellë, të sinqertë e konstruktiv për çështje të tilla si situata makroekonomike dhe politikat e të dy vendeve e të mbarë botës, marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe bashkëpunimi në përballimin e sfidave globale, tha Ministria në një deklaratë. (Çang Çuo)




