Të paktën shtatë persona gjetën vdekjen të hënën pasi një “supermjegull” shkaktoi një seri aksidentesh në Interstate 55 pranë New Orleans – nga ku mbetën edhe makina, kamionësh dhe rimorkio-traktorësh të shkatërruar dhe të djegur.
Sipas autoriteteve të Luizianës, rreth 158 automjete u përfshinë dhe 25 persona u lënduan, gjithashtu, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa reaguesit e parë punuan gjatë natës në kërkim të viktimave të mundshme.
Siç bëhet e ditur, disa njerëz dolën nga automjetet e tyre dhe qëndruan në anë të rrugës duke parë me mosbesim fatkeqësinë, ndërsa të tjerë bërtisnin për ndihmë.
Ndërsa 25 persona u transportuan në spital, me lëndime që varionin nga të lehta në kritike, të tjerët kërkuan ndihmë mjekësore vetë, thanë autoritetet.
Guvernatori John Bel Edwards bëri një thirrje për dhuruesit e gjakut që të plotësojnë furnizimet në pakësim.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se ka pasur zjarre të shumta në rajon.
Tymi nga zjarret përzihet me mjegullën për të krijuar një “supermjegull”.
Dukshmëria u përmirësua me ngritjen e mjegullës, sipas agjencisë, por kushte të ngjashme të rrezikshme mund të ndodhin në ditët në vijim.




