Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri mendon se fitues i Topit të Artë të këtij viti do të jetë Lionel Messi, pavarësisht golave të shënuar nga shoku i skuadrës së tij, Erling Haaland.
Haaland shënoi 52 gola në një sezon debutues që lë pa frymë për Cityn, duke i ndihmuar ata për një triumf historike të tre trofeve.
Ai theu shumë rekorde pasi u bashkua nga Borussia Dortmund dhe sezoni i tij përfundoi me medaljet e fituesit të Ligës Premier, Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve.
Rodri ishte njeriu që shënoi golin e vetëm kundër Interit në finalen e Stambollit, për t’i dhënë Cityt trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.
Ish-mesfushori i Atletico Madrid ka të ngjarë të jetë në top dhjetëshe pas një sezoni mahnitës, por ai nuk beson se Haaland do të marrë çmimin e madh.




