“Afrim Bunjaku hero i kombit” – Tifozat Kuq e Zi nderojnë sërish policin që u vra në veri të Kosovës

Tifogrupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë nderuar policin hero të Kosovës, Afrim Bunjakun në ndeshjen kundër Bullgarisë.

Shqipëria dhe Bullgaria janë duke u përballur në ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Tifozeria kuqezi shpalosën një mesazh në tribuna gjatë ndeshjes në nderim të policit Afrim Bunjaku që u vra në veri të Kosovës.

“Afrim Bunjaku heroi i kombit” – shkruhet në banderolën e shpalosur.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit nga terroristët serbë.

Ndryshe, Shqipëria po avancon 1:0 kundër Bullgarisë pas pjesës së parë.