Majk vjen ndryshe në projektin që publikohet të enjten, kënga titullohet “Viking”

Majk, vazhdon të qëndrojë në formë nga projektet muzikore të shumta të cilat i publikon kohë pas kohe.

Së fundi ai ka njoftuar se një i tillë po vjen së shpejti, shkruan lajmi.net.

Ai ka njoftuar se është drejt realizmit të një kënge, ku ai shfaqet më ndryshe se në projektet e mëparshme.

Majk, shfaqet i veshur si kalorës teksa qëndron mbi një kalë dhe mban shpata në duar.

“Viking”, titullohet kënga e cila është finalizuar.

Ky projekt publikohet të enjten me 19 tetor.

“19 tetor, e enjte, ora 18:00”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e fotos./Lajmi.net/