Nostalgjik Edvini!

Shkruan: Medai Shaholli

Nostalgjia si emocion i çastit apo si ndjenjë që dikush e shpreh përmes fjalëve që ndihen dobësi për diçka në jetë është e zakonshme dhe normale.

Por, është e pakuptueshme dhe jo normale të ndiesh nostalgji për një vend që menjëherë pas LDB, ka vrarë dhe masakruar mijëra shqiptarë vetëm se nuk u pajtuan me statusin e inferior të pakicës në Republikën Federative të Jugosllavisë së atëherëshme.

Të injorosh faktin për shetin si ‘Planet i Lirisë’ që ka ngritur kampin famëkeq të Goli Otokut për kundërshtarët politik të fodullit plak ‘druzhe’ Titos, është neglizhencë apo padituri!
Të mos kesh dijeni për qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga trojet e tyre drejt shkretëtirave të Anadollit si ‘turq’ që kthehen në vatanin e tyre, është injorancë dhe mosinteresim ndaj historisë së kombit!

Rebelimi i shqiptarëve më 1968 dhe më 1981, kundër ‘Planetit të Lirisë’ (ish Jugosllavisë) ishte pikërisht revolta popullore si pasojë e shtypjes së të drejtave kombëtare dhe të lirisë ndaj pakicës shqiptare në ish Jugosllavi që ti Edvin Batërdi e quan ‘Planet i Lirisë’, ishte burgu i madh për shqiptarët!

UÇK-ja, formacioni ushtarak që zhvilloi luftë çlirimtare në Kosovë ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të pavrur nga ‘Planeti i Lirisë’ që ti e quan ish Jugosllavinë e qenit plak dhe të pasardhësve të tij si krimineli Millosheviq.

‘Planeti i Lirisë’ (ish Jugosllavia juaj) ishte ‘parajsa’ për serbët e vëllamit tënd Vuçko, por jo për shqiptarët dhe pakicat e tjera që përbënin mozaikun e perandorisë së keqe në Federatën jugosllave.

Ndaj, kur të takohesh herën tjetër me vëllamin tënd Vuçko, si ish ministër i kriminelit Millosheviq, shprehja nostalgjinë ndaj ‘Planetit të Lirisë’ por mos harro t’ia përmendësh edhe gjenocidin serb, sesi masakroheshin civilët shqiptarë të Kosovës nga serbët e Jugosllavisë së Millosheviqit apo të ‘Planetit të Lirisë’ gjatë luftës së 98/99 në Kosovë.

Sot, nostalgjia e Edvinit për vëllamin e tij Vuçko është transparente dhe e dukshme, saherë që e takon atë, atij i qesh jo vetëm fytyra por edhe shpirti!

Nostalgjia dhe dashuria për Serbët dhe vëllamin Vuçko është ngulitur thellë në zemër dhe në mendjen e Edvin serbofilit saqë edhe sikur ta bombardonte Vuçko Tiranën, ai prapë do thoshte se është qortim nga vëllai i madh!